Qeshni me lot me Valdrinin: Do të drejtojmë Shkodrën pas 30 viteve, tani Rama do na japë fonde

Ditën e sotme, ka nisur fushata e Partisë Socialiste, e cila do të shkojë në zgjedhje e vetme, pa opozitën. Por, edhe pse të gjithë shqiptarët e dinë se nuk do të ketë asnjë garë, por vetëm kandidatë fasadë, përballë mazhorancës, rilindasit kanë parakaluar për të shpallur fitoren.

Një nga kandidatët më të gëzuar, duket se është Valdrin Pjetri, i cili tha se Partia Socialiste, do ta qeverisë Shkodrën për herë të parë pas 30 viteve.

Duke përmendur Voltana Ademin, Pjetri,  kujtoi se kryebashkiakja është ankuar që Rama nuk jepte fonde për Shkodrën. Pjetri tha se tashmë, që bashkinë do ta drejtojë ai, kryeministri do t’i japë fondet, duke konfimuar praktikën e neveritshme, se fonde dhe investime, meritojnë vetëm rilindasit.

Në korrik, do të jem unë bashkë me stafin tim të Bashkisë Shkodër, që do të vijmë të gjithë bashkë në Tiranë, për t’i kërkuar mbështetje financiare kryeministrit të Shqipërisë“.

Pra në optikën e këtij kandidati “brilant”, është kryeministri ai që shpërndan fondet dhe kryebashkiakët, duhet të vijnë në Tiranë dhe t’ia kërkojnë.

Nuk dihet nëse kandidati Valdrin Pjetri, e kishte menduar me seriozitet këtë deklaratë, apo shërbente vetëm për të mbushur minutazhin, që i ishte akorduar nga organizatorët, në hapjen e fushatës.