“Qeveria duhet t’i kërkojë falje Besos së Taivanit që i bllokuan restorantin, tani t’ja hapin”

Nga Mentor Kikia

Mbi debatin per bllokimin e Tajvanit

Ka nje debat te gjere keto dite lidhur me bllokimin e kafenese dhe restorantit te kompleksit te njohur mu ne zemer te Tiranes, Tajvan.

Debati nuk lidhet me restorantin, por me pronarin. Une mendoj se qeveria duhet ti kerkoje falje Besos per bllokimin e restorantit. Sepse Beso nuk e dinte qe biznesi paguan taksa.

Ai ska paguar taksa ne asnje qeveri. Ai, psh, kishte ne pronesi ARMO-n dhe nuk paguante taksa pasi nuk e dinte se duhej ti paguante. Dhe tatimet nuk e informonin asnjehere.

Kur ARMO falimentoi ai kishte akumuluar ca dhjetra miliona euro taksa.

Por jo per faj te tij.

Tani qeveria shkon e i bllokon restorantin pa e informuar me pare se duhet te paguaje taksa.

Ndaj restoranti duhet liruar e i duhet kerkuar ndjese publike.