Qeveria e fasadave nuk ‘zhgënjen’/ Ja si Lleshaj inauguroi komisariatin e Malësisë së Madhe, pa i bërë rikonstruksionet

“Është e rëndësishme që ne ta kuptojmë që policia është një instrument në shërbim të qytetarëve. Dhe ne, të gjithë si qytetarë, në çdo pozicion që të jemi, duhet ta japim këtë mesazh. Dhe ju sot keni dhënë një mesazh të madh, një mesazh të cilin duhet ta lexojë çdo shqiptar. Për të thënë që Policia është një instrument, që është në shërbim të qytetarëve, e jo një strukturë që sundon qytetarët dhe vetëm kur ta kemi këtë bindje atëherë qytetarët do të kenë një marrëdhënie të re me policinë”

#112PoliciaeShtetit

Ky ishte mesazhi që dha në ditën e inaugurimit të rikonstruksionit të komisariatit të Malësisë së Madhe, Sander Lleshaj minister i brendshëm i republikës së Shqipërisë. Ndërsa shihje pamjet e ofruara nga kjo ministri, si dhe fotove që mbushën rrjetet sociale, natyrisht që të gjithë nuk kishin si të mos përgëzonin për punën e bërë. Por natyrisht që duke ndjekur linjën e vetë qeverisë, e cilësuar si kabineti i fasadave, duket se edhe vetë Lleshaj dhe ministria që ai përfaqëson nuk kishin si të vepronin ndryshe. Pak ditë pas inaugurimit të komisariatit, në redaksinë e shkodraneës kanë mbërritur këto imazhe që tregojnë se realisht ndërhyrja në këtë godinë ka qënë sipërfaqësore, vetëm për fasadën që është bojatisur dhe janë vendosur dritaret e dyert, është riparuar zyra e pritjes së qytetareve dhe asgjë më shumë. Pjesa tjetër e komisariatit sic dallohet nga këto foto është pa dritare, e pa sovatuar e lyer dhe në gjendje tërësisht të mjeruar. Sic duket milionat e shpenzuar edhe këtë herë qeveria i ka vetëm për pjesën ballore dhe larg qoftë të bësh një vëzhgim 360 gradë të godinës, pasi do të shohësh pamje tronditese. Tallje të tilla që kthehen në formë spektakli tashmë nuk befasojnë askënd dhe fakti që kjo ndodh edhe për gjera lehtësisht të verifikueshme, e bën edhe më të rëndë situatën. Herës tjetër kur ministri të vijë për ndonjë inspektim apo inaugurim të dytë, shpresohet mos ta bëjë për dritaret e pasme dhe lyerjen e fasadës fundore./ShkodraNews