Qeveria godet rëndë pas shpine opozitën, ja çfarë voton në mungesë të saj

Opozita tashmë ka lënë mandatet, e këtë situatë qeveria po mundohet ta kthejë në favorin e saj.

Pas shumë kohësh është rikthyer çështja e imunitetit të deputetit.

Koha duket perfekte për një ndryshim të tillë.

Për herë të parë me opoziten e re, maxhoranca nisi diskutimin për ndryshimin e rregullores së Kuvendit. Dokumentacioni që përcakton rregullat e lojës mes deputetëve, qëndroi për rreth 2 vjet nëpër komisione në pritje të gjetjes së një dakordësie mes PD e LSI.

Ashtu siç dhe pati paralajmëruar, mazhoranca, do ta votojë në mënyrë konsensuale nismën me opozitarët, pavarësisht se nga mbledhja e fundit e 6 shkurtit, opozitarët kanë ndryshuar.

Pika më e nxehtë e rregullores mbetet neni 118, ku i kërkohet prokurorisë të sjellë prova për të autorizuar arrestimin ose jo të një deputeti