“Qeveria po e mban të fshehur, nuk e publikon”, e rëndë ajo që paralajmëron ish deputetja: Burimet thonë se…

Ish deputetja e PD Jorida Tabaku ne nje postim ne FB ka bere nje paralajmerim qe lidhet me buxhetin e shtetit te vitit 2020.

“Shqiptarët sot duhet të ishin të informuar mbi Projektbuxhetin 2020, kuvendi i Shqipërisë si rregull duhet të kishte hapur diskutimet mbi dokumentin më të rëndësishëm shtetëror në vend. Por, terri informativ dhe i transparencës ka mbuluar si çdo projektligj edhe atë të Buxhetit. Shumë pak njerëz kanë pasur mundësi të lexojnë projektbuxhetin 2020, qeveria është përkujdesur që ta mbajë të fshehur dhe të mos e shpërndajë.

Ajo çfarë kuptohet nga burimet që nxjerrin informacione është se projekt-buxheti ka ulje të parashikimeve për rritjen ekonomike, si dhe nuk përpiqet të trajtojë me seriozitet problemet kardinale të ekonomisë së vendit. Ne sot jemi një nga vendet me borxhin më të lartë publik, të dhënat nga auditimi i KLSH raporton për një buxhet 9,16 miliardë euro dhe prej 69,7 % këtu nuk është përllogaritur vlera e PPP-ve që do ta conte borxhin në 81% të GDP-së. Praktikisht çdo qytetar i vendit duhet të paguajë mbi 3500 euro borxhin publik”.