
Qeveria shqiptare po vendos t’i bëjë një tjetër “dhuratë” Shkodres në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Ndërsa në njërin krah Ilir Beqaj, i deleguari i qarkut vijon të kërkojë vota e të bëjë llogari për marrjen e sa më shumë mandateve, në krahun tjetër nga Tirana eprorët e tij vijojnë të mendojnë si ti reduktojnë drejtoritë rajonale Shkodres.
Mësohet se me reformën e re që ka parashikuar qeveria, Inspektoriati i punës do të reduktohet nga 12 në 6 filiale të mëdha rajonale, e ku Shkodra pritet sërish të jetë jashtë kësaj liste. Lufta ka nisur dhe më të fortit në PS arrijnë të marrin edhe më shumë, e këtë e kanë dëshmuar në këto vite, ku qarkun e Shkodres e kanë kthyer në një provincë të Lezhës, një rajoni shumë herë më i vogël se Shkodra dhe me më pak tradita në të gjitha drejtimet e qeverisjes së vendit.
I deleguari i PS në Shkoder Ilir Beqaj deri më sot e ka shmangur në komentet e tij këtë gjë, madje duke shpejtuar të ndërrojë argumenta përballë kujdo që e ka pyetur perse një persekutim i tillë ndaj një qyteti si Shkodra.
Edhe këtë herë ISHPSHSH duket se ka nisur rrugëtimin për të lënë metropolin verior, por nuk dihet se cili është destinacioni final i tij.
Janari i 2021 pritet të zbardhë më shume të verteta rreth kësaj reforme dhe deri atëherë mbetet për tu pritur se cili do të jetë justifikimi i Beqaj dhe grupit të socialistëve që kanë marrë përsipër fushatën në këtë qytet që nuk po rreshtin se trajtuari me indiferentizëm.
Diten e sotme Ministria e Shëndetësisë.
Është ndarë nga jeta në moshë.
Një histori e pazakontë është bërë.
Lulzim Basha i ka besuar Xhelal.
Lini një Përgjigje