Qiraxhiu ngriti alarmin për zh.dukjen e tyre, mësohet lajmi i madh për 24 vjeçaren dhe vajzën e saj

Vijnë lajme të mira për nënën shqiptare, bashkë me të bijën.

Sebjana Myzeqari 24 vjeç dhe Enisa 2 vjeç, janë gjetur shëndoshë e mirë në Britani të Madhe.

Për fat të mirë, BBC raporton se nënë e bijë janë gjetur mbrëmjen e së enjtes dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Nuk ka informacione rreth vendit ku u gjetën dhe përse kishin humbur.

Sebjana Myzeqari shkoi 3 vite më parë në Doncaster dhe jetonte në një shtëpi në Chequer Road. Alarmin për zhdukjen e saj dhe të vajzës e dha personi që i kishte dhënë shtëpinë me qira.