Qytetarët dynden në plazhe këtë të shtunë, vendin e përfshin një valë e madhe e…

Temperatura shumë të larta, ekstreme e shoqëruan Greqinë pas hapjes në më shumë se 500 plazheve, duke bërë që njerëzit të vërshonin drejt bregdetit të lodhur nga një periudhë e gjatë izolimi për shkak të pandemisë.

paralia_sexy1

Mediat greke shkruajnë se temperaturat arritën në disa zona nga 40.3 deri në 41.8 gradë Celsius.

Pushuesve u kërkohet të respektojnë rregullat e distancimit, të cilat madje përcaktojnë se sa larg duhet të jenë çadrat e diellit nga njëra-tjetra.

5080444_2

Jo më shumë se 40 njerëz lejohen për 1.000 metra katrorë, ndërsa çadrat duhej të jenë katër metra larg njëra-tjetrës, sipas një manuali të publikuar nga qeveria, të shoqëruar me diagrama.

Greqia ka raportuar shumë më pak raste me COVID-19 se sa vendet fqinje, më tepër se 2,800 infeksione dhe ka patur 160 të vdekur. Nga data 4 maj, vendi me 11 milion banorë filloi një lehtësim me faza të kufizimeve që kishte vendosur në mes të marsit.

5080318