Qytetari i çjerr maskën Erion Veliajt, ja mesazhet e shkëmbyera

Erion Veliaj ia ka dalë mbanë falë propagandës që të manipulojë realitetin duke paraqitur sikur ka ndryshuar Tiranën. Por në fakt rrugët e kryeqytetit janë të degraduara.

Edhe pse jetojnë në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, banorët e Xhamllikut në kryeqytet detyrohen që të ecin në një rrugë plot me baltë dhe me gropa me ujë.

Një prej qytetarëve që banon në rrugën ”Anibal Basha”, denoncon në redaksinë e Faxëeb.al mungesën e investimeve nga ana e Bashkisë së Tiranës në këtë zonë, edhe pse ky ka qenë një premtim i hershëm i kryebashkiakut Veliaj.

Edhe pse prej disa ditësh po ndërhyhet në aksin kryesor rrugor në këtë zonë, kjo rrugë nuk ka përfituar as ndonjë makinë zhavor.

Qytetari ka dërguar dhe komunikimin që ka pasur me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, ku ky i fundit i premtonte në Gusht se do të kishte shumë shpejt një ndërhyrje në këtë aks, po derimë tani kjo nuk ka ndodhur.

‘’Shumë shpejt do ndërhyjmë”, ishte premtimi i Veliajt në muajin Gusht.

‘’Dil nga zyra, mos hajde vetëm për vota”, është një tjetër mesazh që qytetari i ka dërguar Veliajt, po ka mbetur pa përgjigje.

Per te pare videon klikoni KETU