Qytetarit i vjen mesazh nga e dashura në telefon, Basha kujton martesën e tij dhe tregon detajin e pazbuluar

Duket se e kishte zgjedhur jo pa qëllim takimin në qytetin e Pogradecit sot Lulzim Basha.

Aty ai zbuloi dicka personale.

Teksa ishte duke folur para qytetarëve, i mori celularin njërit nga pjesëmarrësve në këtë takim, për të bërë një krahasim mes ndryshimit të madh të epokave dhe në ato momente në celular mbërrin një mesazh. Mesa duket ishte një mesazh dashurie, me ikonën e një fytyre me zemrat, gjë që shkaktoi të qeshura, pasi Basha e lexoi me zë të lartë.

Meqë shkeli privatësinë e një simpatizanti të PD, Basha e kompensoi duke dhënë një detaj nga marrëdhënia e tij me bashkëshorten, Aurela.

“Pogradeci, qytet i dashurisë. Nuk e them kot. Sot kam 15-vjetorin e martesës dhe lidhjen me Aurelën e kam pagëzuar në Pogradec. Meqë të lexova diçka personale, të tregova diçka personale”, u shpreh Basha.