Ra nga kati i gjashtë, vjen lajmi tjetër, ja gjendja shëndetësore e portierit Teqja

Gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë dhe kete e ka lajmeruar sot klubi i Partizanit.

Permes një postimi në rrjetet sociale, ku publikon edhe një foto të portierit nga dhoma e spitalit.

Së bashku me Teqjan janë të pranishëm drejtori i përgjithshëm Olsi Rama dhe trajneri Franko Lerda.

“Klubi njofton se gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Shumë shpejt pjestari i skuadrës pritet të lërë ambientet e spitalit të Traumës. Klubi dhe tifozët vazhdojnë ti qëndrojnë pranë Aldos përgjatë gjithë periudhës së qëndrimit të tij në ambientet e spitalit.”