Rama anulon fushatën elektorale pas vendimit të Metës dhe niset për Bruksel, po tani?

Me zhvillimet e fundit të papritura dhe jashtë parashikimit, edhe pse tha se e priste një situatë të tillë kur mori vesh se Presidenti Meta kishte anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, Kryeministri Edi Rama nuk e ka mendjen tani te fushata.

Rama sot kishte planifikuar që të zhvillonte një takim elektoral në Kamzë dhe më pas do të nisej për në Bruksel.

Por takimi në Kamëz është anuluar nga vetë Rama, pas takimit me ambasadorët e vendeve të BE-së dhe përfaqësuesja e SHBA-së në Tiranë.

Ka qenë kandidati i Ramës për bashkinë e Kamzës, Rakip Suli ai që e ka bërë publik këtë vendim.