Rama bëhet gazi i botës/ Zgjedhjet në Shqipëri, Juncker: Kur i keni? Ja si përgjigjet kryeministri

Epo, kur gjejnë të tallen, pse mos të tallen?

Ditën e sotme, Juncker ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Presidenti Ilir Meta dhe lideri i PD-së Lulzim Basha.

Teksa ka nisur të flasë për zgjedhjet, presidenti i KE ka pyetur: “Kur mbahen zgjedhjet?”. Në këtë moment ka ndërhyrë menjëherë kryeministri Rama duke e informuar: “Në qershor”.

Më tej Juncker ka thënë se nuk dëshiron të komentojë çështjet e brendshme të Shqipërisë, por personalisht shprehu mendimin duke thënë se zgjedhjet duhet të mbahen në datën e caktuar dhe se nëse një gjë e tillë nuk ndodh, do të dëmtojë rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Juncker: Do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri, në muajin…

Rama: Qershor

Juncker: Ah po qershor, këto zgjedhje duhet të mbahen, dhe shqiptarët duhet të votojnë.

Juncker: Nuk dua të ndërhyj në këto punë të brendshme mes qeverisë dhe presidentit. Por unë shpreh mendimin tim se zgjedhjet duhet të ndodhin, nëse kjo nuk ndodh, do të dëmtojë rrugëtimin e Shqipërsë në BE.