Rama bra.ktisi mbledhjen/ Pl.as ke.q në PS-në e Shkodrës, dalin detaje të tjera nga she.rri rilindës

Plas keq në partinë socialiste me të zgjedhurit e Shkodres, aq sa debatet dhe akuzat kanë detyruar Edi Ramën të braktisë mbledhjen e së hënës mbrëma me të deleguarit dhe deputetet e qarkut Shkoder. Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi këtë mbledhje që ka zgjatur për më shumë se 1 orë, e ku në qender të vemendjes kanë qënë ish zv/kryeministrja Senida Mesi dhe deputeti Paulin Sterkaj. Ky i fundit mësohet nga burimet në mbledhje ka shenjestruar ashpër Mesin dhe ka rrëzuar propozimet e saj të bëra për drejtore të rinj në drejtoritë e mbetura pa drejtues si pasojë e shkarkimeve të bëra nga kryeministri Rama. Në mbledhje kanë qënë të pranishëm deputetët Musa Ulqini, Arben Pëllumbi, Senida Mesi, Luan Harusha e Tom Doshi si dhe drejtuesja e Këshillit Bashkiak Shkodër Brisela Kadia, si dhe vetë kryeministri Rama. Burimet bëjnë me dije se deputeti Paulin Stërkaj ka shprehur kundërshti për emrat e propozuar nga Senida Mesi duke i cilësuar një pjesë të tyre njerëz të paaftë profesionalisht e të tjerë si emra pa identitet që nuk i njeh askush në PS. “Cili ka qënë kontributi i tyre dhe përse duhet ti vendosim ne aty, mund të më thoni mbi cfarë baze janë zgjedh. Kush mban përgjegjesi më pas për fushatën dhe votat që kërkojmë derë me derë”, mësohet ti jetë drejtuar deputeti Sterkaj ish zv/kryeministres. Në këtë pikë kanë ndërhyre edhe deputetet e tjerë të qarkut, ku edhe ata kanë patur pakënaqësi dhe kundërshti për disa emra, ndërsa vetë deputeti i PSD Doshi ka parashtruar pretendimet e tij, si parti në koalicion. I gjendur mes këtyre pavendosmërive, Rama është larguar nga mbledhja, duke u kërkuar të pranishmëve, t’i vazhdonin diskutimet mes tyre, e të binin në konsensus, pasi në të kundërt do të ndjekë tjetër rrugë, duke i zgjedhur ai vetë pa pyetur për grupin e punës. Duket se emrat e drejtoreve të rinj do të jenë makthi i vetë Rames dhe PS, që nuk po gjen qetesi dhe as konsensus brenda saj./ShkodraNews