Rama, Dako, Kokomani, i kanë dhënë gruas së Astrit Avdulajt, 3 poste drejtore në bashkitë Shijak-Durrës

Paçka, se e mohuan njohjen me “tutorin” e tyre Astrit Avdulaj, dy kryebashkiakët e Durrësit e Shijakut kanë lidhje të shumta e të forta me të, siç janë të lidhur mes tyre edhe ne biznese ndërtimi, betoni, zhavorri, nxjerrje-përpunim rëre dhe gruroresh, si dhe në bizneset mafioze të evadim-përpunim mbetjeve, dherave dhe interteve ndërtimi me “pupacin” Klodian Zoto të 3 landfilleve, duke operuar me firmën “3-D Sh.p.k.” të Dakos dhe dy firmat “D&A Shpk” e “KOKOMANI BETON”, ku Avdulajt marrin nga një pagë mujore e përqindje, si “gjuetarë” punësh, ndërsa tenderët e shtetit, i kanë vetë në dorë, si “pashallarë” të zonave

Në 6 përgjimet e fundit, që publikoi gazeta gjermane “Bild”, rezultoi se kryebashkiku i Durrësit Vangjush Dako dhe kryebashkiaku i Shijakut, Ardian Kokomani, komandoheshin prej vrasësit e trafikantit Astrit Avdulaj, për caktim deputetësh, drejtorësh e kryebashkiakësh, për grumbullim votash me lekë e me presione mbi administratën publike, madje si porositës i skemës Dako-Avdulaj-Dako-Kokomani, përmendej kryeministri Rama.

Tre “ushtarët” e Avdulajve, kryeministri Rama dhe Dako e Kokomani, për të shpëtuar lëkurën, mohuan përgjimet, me të njëjtën gjuhë: – “Nuk e njohim Astrit Avdulajn dhe krejt Avdulajt, nuk kemi asnjë lidhje me ta dhe ata, pavarësisht se kanë bërë fushatë me dëshirë për PS, nuk kanë përfituar asgjë nga pushteti lokal në Duurës e Shijak”.

Mirëpo, 3 dokumente zyrtare që kanë ardhur në redaksinë “PAMFLETI”, tregojnë se Astrit Avdulaj, nuk paska bërë fushatë në “të thatë”, por për interesa, që Rama i qeverisë, Dako i Bashkisë Durrës dhe Kokomani i Bashkisë Shijak, ia kanë plotësuar “një më një”, sapo kanë përfunduar zgjedhjet lokale të vitit 2015 e ato të vitit 2017.

Konkretisht, Atalanta Balliu (Avdulaj) gruaja e Astrit Avdulajt, me urdhër të kryetarit të Bashkisë Shijak, Ardian Kokomani, është emëruar në detyrën: “Kordinatore për të Drejtën e Informimit dhe Mbikëqyrëse e Projekteve të Shërbimeve Sociale, në Bashkinë Shijak”.

Pas kësaj detyre dhe 8 muaj paralelisht me këtë detyre (dy paga me dy mbiemra), po kryetari i Bashkisë Shijak, ish-polici Ardian Kokomani, ka emëruar Atalanta Balliun (Avdulaj) në detyrën: “Përgjegjëse e Sektorit të Ndihmës Ekonomike dhe Mbrojtjes Shoqërore, në Bashkinë Shijak”.

Pas një partneriteti “rilindës”, të firmosur nga dy kryebashkiakët Dako e Kokomani, zonja Atalanta Balliu (Avdulaj) është caktuar me detyrë: Kordinatore dhe organizatore e veprimtarive dhe projekteve sociale mes OJF-ve, bashkive Durrës e Shijak për vitet 2015-2019 në njësitë administrative”.

Si është e mundur, që këtë lidhje bashkëshortore, nuk e njeh as Dako, që siç thotë, ka hyrë në çdo shtëpi për vota, por “çudi” është, se “nuk e njeh” as kryebashkiaku Kokomani i Shijakut, që është bashkëqytetar me Avdulajt dhe si ish-polic “vigjilent”, i ka patur “kontigjent në survejim për trafik droge, femrash, peng-marrje e gjobë-venie”.

Mund të mos e dinë vërtetë, që Atalanta Balliu (Avdulaj), është gruaja e Astrit Abdulajt, ndaj dhe e kanë emëruar pa konkurs në ato 3 detyra, ku kërkohet të jetë Specialist, me Arsim përkatës dhe me Status të Nëpunësit Civil.

Por gjithësesi, kryebashkiakut të Shijakut, do t’ia rifreskojmë kujtesën e ngarkuar nga bizneset e tij, me disa fakte të tjera shpërblimesh e fondesh financiare, por edhe me tendera, pasuri shtetërore lokale e qendrore të zhdukura, të shitura e dhëna me qira, por veçanërisht, do t’i kujtojmë Raportin e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, lidhur me punësimet në Bashkinë Shijak, ku rezulton se Astrit Abdulaj dhe deputeti kamionist Ilir Ndrazhi (Nraxhi), kanë mbajtur “timonin dhe tepsinë” e shumë emërimeve me diploma të llojit “Tom Doshi”./Pamfleti