Rama del kundër SHISH dhe DSIK, mban gruan e Geron Xhafës në postin e lartë

Lidhjet e forta politike janë një aset për një post të lartë në administratë.

Familjarizimi dhe kri.minalizimi, kanë pushtuar administratën publike, qeverinë parlamentin, drejtësinë, sidomos shërbimet strategjike kombëtare, ku sipas ligjit, duhen emëruar e punësuar, persona me integritet, të pastër e të sigurtë ligjërisht.

Këtë realitet, e provon një informacion-rekomandim i përbashkët, i SHISH dhe Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), dërguar Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për të larguar nga administrata e Portit Detar të Vlorës, zyrtaren e lartë të këtij shërbimi, punonjësen Elvana Xhafaj, me detyrë Shefe e Zyrës së Financës.

Sipas informacionit, motivimi për këtë kërkesë largimi të saj nga detyra e nga Porti Detar, lidhet me faktin se Elvana P. Xhafaj është bashkëshortja e trafikantit Geron Xhefaj, dënuar burg për trafik droge në Itali, ku po vuan dënimin, pas shumë vitesh kërkim ndërkombëtar.

Siç dihet, ai qëndronte i lire, me bashkëshorten shefe në Portin Detar e me biznese të shumta fitimprurëse në Vlorë, Sarandë e Fier, por nuk ndalohej as nga policia e pushtetit të PD ku kishte mik Agron Kuliçajn dhe as nga policia e pushtetit të PS, ku vëllai i tij Fatmir Xhafaj, kishte në dorë çelësat e drejtësisë e më pas të Ministrisë së Brendshme, të dy institucioneve qëndrore që arrestojnë, gjykojnë e ekstradojnë.

Kujtojmë, se emri i gruas së Geron Xhafajt, doli në skenë para 20 ditësh, kur u zbulua se figuronte, si firmëtare në grupin nismëtar të themelimitt të partisë “Bindja Demokratike” të Astrit Patozit, firmë e cila nuk u kundërshtua.

Heshtja lidhet me faktin, se firma ishte e vërtetë, marrë nga ndërmjetës Ardian Kollozi, ish deputet dhe ish-Drejtor i Përgjithshëm i ALIUZNI-t në dy vitet e fundit të pushtetit të PD, si dhe mik familjar e ortak biznesesh me Geron Xhafajn edhe në legalizime bregdetare, por dhe në milionat e zhdukura të rrugës Trans-Ballkanike në Vlorë.