Rama dhe të tijët po krenohen me Shirokën, por ka një shqetësim madhor të qytetarëve, akuza edhe kryebashkiakes Ademi



Shiroka eshte kthyer ne nje nga sheshet e rilindura turistike qe se fundmi po reklamohet jo pak nga faqe te ndryshme turistike dhe politikan te te gjitha sferave ne Shqiperi, perfshire madje edhe kryeministrin Rama. Por ndersa ky i fundit ka publikuar ne rrjetin e tij social fotot e ndryshimit te Shirokes, qytetaret kane ngritur shume pikepyetje mbi kete nderhyrje dhe shenjestrime ndaj shefit te ekzekutivit. Reagime qe kane mberritur edhe ne redaksine e shkodraneës, ku qytetaret ngrene pyetje: A i sheh kryeministri Rama tavolinat qe kane zaptuar hapesiren publike te ndertuar per ne si qytetar, me taksat tona? Sipas tyre situata ditet e fundit ka precipituar deri ne ate pike sa pjesa me e madhe e shetitores eshte zene prej lokaleve duke i ngjare situates perpara se te rikonstruktohej sheshi. Ata kerkojne zgjidhje pasi ne kete gjendje te krijuar bashkepunetore eshte edhe bashkia Shkoder qe nuk nderhyn me policine bashkiake. Ne te njejten kohe ata i bejne thirrje kryebashkiakes Ademi qe te mos ndjeke te njejten strategji me rruget e trotuaret ne qytet qe veshtiresisht kalohen nga tregtaret ambulante apo tavolinat e bar kafe qe kane mbire kudo. Rivitalizimi i nje sheshi eshte e papranueshme te perfundoje ne kete pike ende pa u inauguruar, e ku edhe sot eshte i mbushur me nje mori problemesh e zbatimesh gjysmake, e qe nuk kishte perse te perfundonte keshtu edhe nga zaptime te pakontrolluara, pasi fare mire bizneset duke paguar taksa dhe marre leje mund ta benin kete gje ne nje forme tjeter.