‘Rama e ka shitur çështjen çame’/ Paralajmërimi bo.mbë: Së shpejti do të keni…

“Edi Rama e ka shitur Çamërinë”. Deklarata e fortë është bërë nga Sekretarja e Përgjithshme e  PDIU, Mesila Doda, e cila ka qenë e ftuar ditën e sotme në studion e ABC News.

Më tutje, Doda paralajmëroi se së shpejti populli do të ketë disa shkresa, pasi flitet për diçka tepër të rëndë.

“Rama e ka keqpërdoruar çështjen çame. E kemi parë kur dikur ngrinte zërin në mbrojtje të çështjes çame, por e kemi parë sesi e ka shitur dhe ka harruar çështjen çame, ka arritur deri aty sa të heqë nga librat e historisë së çështjes çame. Do keni shkresa pas ca ditës për çështjen çame. Flitet për diçka shumë të rëndë”, theksoi Doda.