Rama e kthen PS në “çiflig babe”, krijon “klikën e bashkive” me hajdutë, pasanikë e “kollovarë” nga Tirana

Jo vetëm kandidatët për kryebashkiakë, por edhe listat e këshilltarëve të mbushura me zyrtarë, shërbestarë e familjarë të tyre, janë prova e plotë se në PS, nuk ka vendim-marrje strukturash në qendër e bazë, as zbatim Statuti e komunkim me votuesin, por vetëm shije, ego, qejfe, interesa, preferenca e lista emërimesh, të bëra nga kryetari Rama, duke e çuar në degradim e shkatërrim këtë ish-forcë të madhe politike, forumet dhe antarësia e të cilës, prej 14 vitesh pas uzurpimit nga “Rilindja”, nuk kanë të drejtë të pyesin e japin mendim për asgjë, madje as Gramoz Ruçi i deleguar i zonës, që në Rrogozhinë, do detyrohet të prezantojë e promovojë si “kolegë politikan” për kryetar bashkie, sazexhi-ahangxhiun e dasmave, që deri dje e përdorte për tallava fushatash.

Edhe listën e kandidatëve për 61 bashkitë, kryerilindësi Edi Rama, që para “dozës” betohet për drejtësi e luftë kundër korrupsiuonit e pas “dozës” harron, rezulton se e ka mbushur me emra të mirënjohur, që kanë dhënë prova të plota, se në 1, 2, 3 e madje 5-6 mandatet në krye të bashkive, kanë qenë kopje e ekzemplarëve Dako-Sejdini dhe janë betuar, se do vazhdojnë të ecin në rrugën e tyre, si sundimtarë e krye-hajdutë zonash.

Sipas “CV”-ve të kandidatëve, që Rama i ka vetë-vendosur pa pje**ur Statutin, Kryesinë, Asamblenë dhe strukturat e PS në bazë, rezulton se 70% e tyre, janë kandidate shtetarë, e biznesmenë me banim në Tiranë, të katapultuar “kollovarë” për kryetarë bashkie, si të llojit Leli në Vlorë e Subashi në Fier.

Disa prej tyre, banorët i kanë parë vetëm në televizor, ndërsa socialistët, po i njohin tani, që po u prezantojnë si emra e fytyrë, të dele(guarit) Dako, Balla, Gjiknuri, Mesi, Balluku, Spiropali, Nikolla, Kodheli, Beqja, Çuçi e madje, Edi Rama e ka përdhosur aq poshtërisht ish-PS-në, sa lideri i saj historik Gramoz Ruçi, i deleguar i zonës Rrogozhinë, është i detyruar të promovojë e prezantojë si “kolegë politike”, sazexhi-ahengxhiun e tallavave të dasmave e pijetoreve, që ka caktuar Rama.

Ja “CV”-të e disa kandidatëve, që kanë caktuar Edi Rama

DURRËS: – Valbona Sako, Drejtore e Tatimeve Bashkia Durrës, me raport hetimor në prokurori, nga KLSH, bashkë me Vangjush Dakon, Adrian Çelën (ish) N/kryetar Bashkie dhe motrën e Vangjush Dakos, drejtore finance bashkie.

ELBASAN: – Gledian Llatja, prej 1 muaji Prefekt-Elbasan, në vitet 2005- 2018 zyrtar në KQZ dhe drejtor i licensa-kontratave në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), me banim në Tiranë.

CËRRIK: – Andi Salla, Drejtor i Paraburgimit në Elbasan, me banim në Tiranë.

PËRRENJAS: – Nuri Belba, deputet i PS, gruaja i punon në 2 punë shteti: Paradite në “POSTA”, mbasdite në qendrat Mjekësore Qukës-Prrenjas-Librazhd.

MALLAKASTËR: – Qerim Ismaili, drejtor juridik dhe kryetar i tenderëve në Bashkinë-Fier

GJIROKASTËR: – Flamur Golemi, deputet, mjek me banim në Tiranë.

MEMALIAJ: – Gjolek Guci, ish-drejtor i OSHEE në Kombinat-Kashar , shkarkuar me urdhër të Saimir Tahirit për abuzime, emëruar në ALUZNI.

PËRMET: – Alma Hoxha, Drejtore Arsimi-Përmet, që ka emëruar drejtora shkollë, 2 ish-të dënuar me burg, një për falsifikim diplome, tjetri për vjedhje e falsfikim votash.

DROPULL: – Dhimitër Tola, shtetësi e biznesmen grek.

BERAT: – Ervin Demo, ish-Zv/ministër Arsimi, shkarkuar nga kryeministri, për “Doktoraturë” të vjedhur, me banim në Tiranë.

SKRAPAR: – Adriatik Mema, Drejtor i Kabinetit, të Ministrit të Brendshëm, banim në Tiranë.

POGRADEC: – Ilir Xhakolli, deputet, biznesmen, me banim në Tiranë.

SHKODËR: – Valdrin Pjetri, Drejtor i Përgjithshme i Hipotekave, së fundi prefekt në Shkodër, me banim në Tiranë.

VORË: – Agim Kajmaku, pronar i kompanisë “Kajmaku” prodhim dhe shitje lulesh.

KOLONJË: – Erjon Isai, aktor komik në televizone, Drejtor i Teatrit të Kukullave, me banim në Tiranë.

KAMËZ: – Rakip Suli, deputet, biznesmen, i hetuar nga parlamenti dhe prokuroria, si përfitues tenderash e fondesh shtetërore.

KAVAJË: – Redi Krali, biznesmen, banim në Tiranë, babai i tij dhe Fatos Nano, janë djem tezesh.

RROGOZHINË: – Haxhi Memolla, pronar lokali, qefli tallavaje.

SHIJAK: – Elton Arbana, kryetar i PS në Shijak, shef i IKMT, Qarku Durrës.

KUKËS: – Safet Gjici, biznesmen me fonde qeverie, me banim në Tiranë.

BULQIZË: – Lefter Alla, kryetar i PS-Bulqzië, biznesmen kromi e ndërtimesh, me firmën “Alb Leaa-International”.

DIBËR: – Dionis Imeraj, me banim në Tiranë, ish-Drejtor Tatimesh Tiranë, me dosje penale për korrupsion, shpërdorim detyre dhe shit-blerje votash, në vitin 2017.

MAT: – Agron Malaj, kryetar i PS-Mat, ish-Gardist i 21 janarit 2011, me dosje penale për vrasje, biznesmen lojërash fati (Apex) dhe tregu gaz-energji, prej 5 vitesh drejtor i OSHEE zona Milot-Dibër.

BELSH: – Arif Tafani, kryetar bashkike aktual, me dosje penale për 870 milionë lekë korrupsion me tenderët.

LIBRAZHD: – Kastriot Gurra, sekser tenderësh e gjobash biznesi, në shërbim të Taulant Ballës, me raport të zi të KLSH.

ROSKOVEC: – Majlinda Bufi, familjare e krye-sekretarit të qeverisë, Ëngjëll Agaçi, miliardere dhe pasanike, me vila e biznese në Tiranë, Durrës, Vlorë.

Ky konglomerat emrash, me aktivitet punësh të zeza, i përzgjedhur “me kokrra” dhe i bashkuar nga Edi Rama në “tepsi”, nuk është profili real i moralit të ish-PS së kohës se Dades, Rukës e Dokles, por është “klika e bashkive” e krijuar nga banda “rilindja”, prej të cilës, ai hoqi vetëm ekzemplarët Dako, Sejdini për të mashtruar SHBA-BE, se gjoja po pastron e lufton krimin në administrate, por në fakt, po e riorganizon edhe me fytyra të reja “avazesh” të vjetra./Pamfleti