Rama e përmendi kur hapi fushatën, Basha i kujton: Ta tregoj nesër…

I është përgjigjur me video nga Facebook, kryetari i PD, Lulzim Basha kryeministrit Edi Rama i cili e përmendi sot nga çelja e fushatës së PS.

Basha shkruan se pushteti ka rënë dhe se nuk tërhiqet asnjë hap pas nga misioni sipas tij, për të çliruar Shqipërinë.

Në videon e publikuar, kreu i opozitës rendit sipas tij faktet, që do të duhet ta kishin detyruar një kryeministër normal të jepte dorëheqjen e të largohej.

“Pushteti i Edi Ramës ka rënë. Ai duhet të ishte larguar:

Kur i dha pushtet kriminelëve!

Kur Elvis Roshi doli trafikant e përdhunues!

Kur Saimir Tahiri doli trafikant dhe blerës votash!

Kur Shqipëria u kthye në hambar droge!

Kur u zbuluan koncesionet e hajdutërisë!

Kur Fatmir Xhafaj mbrojti drogën me shtet!

Kur fshehu 30 milionë euro në Amerikë!

Kur ekonomia u kap nga paratë e krimit!

Kur vodhi votat me dakon dhe Gjiknurin!

Kur shkatërroi pa ligj shtëpitë e njerëzve!

Kur helmoi fëmijët me gaz lotsjellës!

Kur bllokoi rrugën drejt Europës!

Kur grabiti me oligarkët çdo pasuri publike!

Kur tradhtoi integritetin e Kosovës!

Kur zhyti 300 mijë shqiptarë në skamje!

Kur mbylli gjykatat!

Kur ja dorëzoi shtetin banditëve!

Për çlirimin e Shqipërisë nga e keqja!

Asnjë hap pas!

Të gjithë të bashkuar do ta ndryshojmë fatin e vendit tonë! Nuk do ta lëmë Shqipërinë në duart e një bande që ka marrë peng të ardhmen e një populli të tërë. Koha e banditëve në pushtet ka mbaruar, ka ardhur koha e shqiptarëve!Asnjë hap pas! Nesër të gjithë në shesh në orën 19:00. #2qershor #ShqipëriaSiEuropa” deklaron Basha.