Rama e shkarkoi live, e quajti “halabak”, furtunë në Hipotekën e Durrësit. Ja kush është drejtoi i ri

Pak ditë pasi Kryeministri Edi Rama njoftoi “live” shkarkimin e kreut të Hipotekës së Durrësit duke e cilësuar “halabak”, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka mësyrë sot në këtë institucion, bashke me një ekip nga Tirana.

Vendin e drejtorit Ardjan Iljazaj, e ka zënë tashme Florjan Alimadhi, si drejtor i komanduar. Ndërkohë ekipi prej 12 punonjësish që kanë shoqeruar ministren Gjonaj, sipas “Neës 24” do te zëvendësojnë punonjësit e larguar nga puna.