Rama flet për herë të parë për të fejuarën e djalit në emisionin italian: Është diçka që…

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, teksa ishte në emisionin “Porta a Porta” në Raiuno, Itali, gazetari i famshëm italian, Bruno Vespa e ngushëlloi Ramën për të fejuarën e djalit të tij, e cila ishte një prej v iktimave që humbën jetën nga shkatërrimi i tërmetit.

“Kam detyrimin të bëj kryeministrin e një vendi që vuan tragjedinë, ndaj nuk doja të flisja për këtë ngjarje sepse nuk është diçka që më përket vetëm mua dhe familjes sime, por i përket të gjithëve. Kjo humbje vetëm sa e ka shtuar detyrën time të brendshme për të bërë gjithçka, sepse nuk shoh ndryshim nga gjithë të tjerët që humbën jetën”, thotë Rama.

Kryeministri kujton se një prej djemve të intervistuar nga gazetarët italianë, të shfaqur në kronikën e “Porta a Porta”, ishte hedhur nga pallati. Ai nga kati i pestë e një djalë tjetër nga kati i tretë, dhe mrekullisht mbijetuan.

“E pyeta se si fluturove ashtu. Më tha që ka idhull Kristiano Ronaldon. Ishte një vendim i nxitur nga frika, dhe falë Zotit mbijetoi”, tha kryeministri duke shtuar se mbijetesa e tyre ishte një dritë shprese në ato çaste të errëta për Shqipërinë.