Rama gënjen mediat e huaja, ja çfarë deklaroi pas tubimit të sotëm: Po ç’protestë?! Këtu kemi një…

Pas mbylljes së tij nëpër zyra, më në fund Edi Rama ka dalë e ka folur…

Kësaj here për mediat e huaja, ku në një intervistë për italianen “Ilmessaggero”, Rama ka komentuar protestën e opozitës. Ai tha se ajo nuk është protestë e popullit, ndërsa e cilësoi si protestë të “pushtetit të vjetër”.

“Po çafrë proteste e popullit! Këtu nuk jemi përballë jelekverdhëve apo studentëve apo sindikatev apo forcave sociale. Kjo është një protestë e organizuar nga establishmenti 5 vjeçar  që u la jashtë nga populli me miliona vota.

Më godet fakti që mediat italiane i kanë dhënë kaq shumë rëndësi një manifestacioni të opozitës në të cilën u nxit dhuna në mënyrë të pashembullt. Italianët duhet të dinë se jemi thjesht përpara zgjedhjeve.

Opozita është shumë mbrapa sipas sondazheve, duket se do të humbi në të gjitha qytetet”, ka thënë Rama.