Rama gënjen shqiptarët, komentuesit i kapin detajin që e fëlliqi fare sot

Kryeministri Edi Rama nxori sot disa foto që tregonin ndryshimin që po merr zona e Shkëmbit të Kavajës.

Sipas tij, po vazhdon puna natë e ditë edhe gjatë sezonit veror për sistemimin e rrugëve dhe vendosjen e ndricimit në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës.

Por në dy foto, komentues të vëmendshëm kanë kapur një detaj që tregon se fotot nuk janë aktuale. Përvec punëtorëve që janë veshur me të gjata, janë edhe dy kalimtarë që mbajnë veshur xhupa.

rama golem

POSTIMI I RAMES

“Vazhdon çdo natë edhe gjatë sezonit veror, sistemimi i rrugëve dhe vendosja e ndriçimit në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës, ku katrahurës, pluhurit, errësirës, xhunglës 30-vjeçare të ndërtimeve pa hesap përgjatë brezit bregdetar, po i ze vendin hap pas hapi, një rrjet normal infrastrukture falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane😊

Gur gur bëhet muri dhe mur mur bëhet kalaja, thotë Populli, paçka se të kërkosh sot durim, pas aq shumë vitesh të shkuara mbrapsht, duke i’a futur kot e shkatërruar medemek për të ndërtuar, është si të kërkosh ujë në shkretëtirë🤭”