Rama ‘hakmerret’ ndaj për.gjimeve, urdhër Lleshajt: Arr.esto…

Policia e Shtetit njofton, se në lidhje ngjarjet e ndodhura ditën e djeshme në Kamëz se janë arr.estuar 3 persona si dhe janë proceduar penalisht 34 protestues të tjerë: Vendim Demaj, nënkryetar i Bashkisë së Kamzës i cili është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Midis atyre që kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e shkollës që përdorej si KZAZ, Polica bën me dije se kanë qenë dhe punonjës të bashkisë Kamëz, punonjës të Policisë Bashkiake, punonjës të Ujësjellës- Kanalizimeve dhe punonjës të tjerë të administratës së Bashkisë Kamëz.

Ndërkohë sipas Policisë edhe në Vorë janë bërë ndalime ku tre prej këtyre personave kanë kaluar hekurat e rrethimit të shkollës nga ana e pasme e saj dhe janë futur forcërisht brenda ambienteve ku ndodhet KZAZ-ja nr. 26, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur tek shkallet e palestrës një kuti kartoni të dhomës së fshehtë të votimit.

Mësohet se këta 3 persona janë arrestuar për veprat penale: “Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore” kryer në bashkëpunim, “Shpërdorimi i  detyrës” dhe “Kundërshtimi të Punonjësit të Policisë”.

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me ngjarjet e ndodhura dje, datë 19.06.2019 në Kamzë, ku ka pasur grumbullime personash, të cilët kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme, duke hedhur kapsolla, kundërshtuar punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planëzuar me shërbim për ruajtjen e KZAZ-ve, duke kërkuar lirimin e ambienteve kanë tentuar në hynë me dhunë në to, me qëllim pengimin e administrimit të dokumenteve të procesit zgjedhor.

Midis atyre që kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e shkollës që përdorej si KZAZ, kanë qenë dhe punonjës të bashkisë Kamëz, punonjës të Policisë Bashkiake, punonjës të Ujësjellës- Kanalizimeve dhe punonjës të tjerë të administratës së Bashkisë Kamëz.

Gjithashtu në Vorë është zhvilluar një tubim i paligjshëm, gjatë së cilit, persona të ndryshëm, pjesa me e madhe e të cilëve, punonjës të Bashkisë Vorë, por edhe të tjerë ende te pa identifikuar, janë përpjekur të futen në ambientet e KZAZ nr. 26, në shkollën 9 – vjeçare Marqinet, ku dhe janë përplasur fizikisht me forcat e Policisë, të vendosura para hyrjes së shkollës në ruajtje të KZAZ-së nr. 26, me qëllim të hynin në ambientet e shkollës.

Tre prej këtyre personave kanë kaluar hekurat e rrethimit të shkollës nga ana e pasme e saj dhe janë futur forcërisht brenda ambienteve ku ndodhet KZAZ-ja nr. 26, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur tek shkallet e palestrës një kuti kartoni të dhomës së fshehtë të votimit. Në përfundim të veprimeve të para procedurale, këqyrjes së vendit të ngjarjes, ku u sekuestruan në cilësinë e provës disa mbetje te kapsollave plasëse , shpërthyese si dhe flakadanë, te cilët u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në kushte laboratorike, si dhe nga pamjeve filmike të administuara nga ana e Policisë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, u bë shoqërimi dhe dokumentimi i ngjarjes dhe u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale: “Organizimi dhe Pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i Punonjësve të Policisë së Rendit Ppublik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 262, 236, 237, 274, 150 & 278/4 te Kodit Penal, shtetasit:

D., banues në Kamzë, me detyrë Zv.kryetar i Bashkisë Kamzë.

D., banues në Tirane me detyrë Zv.kryetar i Bashkisë Kamzë.

L., banues ne Zall Herr, me detyrë Punonjës i Policisë Bashkiake Kamzë.

H., banues në Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.

K., banues në Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.

U., banues ne Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.

S., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Bashkia Kamzë.

B., banues në Kamzë, me precedent kriminal

L., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Bashkia Kamzë.

D., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Bashkia Kamzë.

M., banues në Kamzë.

Gj. P., banues në Valias

M., banues në Institut, Kamzë

Sh. H., banues në Kamzë

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale: “Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore” kryer në bashkëpunim, “Shpërdorimi i  detyrës” dhe “Kundërshtimi të Punonjësit të Policisë”, të parashikuar nga nenet 326/a – 25, 248  dhe  236 e Kodit Penal, i shtetasve:

P., banues në Marqinet, Vorë

H., banues në Marqinet, Vorë

H., banues në Marqinet, Vorë, punonjës pranë Bashkisë Vorë.

Filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 236 dhe 237 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve:

B., banues në Vorë.

P., banues në Tiranë.

Sh., banues në Prezë Tirane.

T., banues në Tiranë.

J., banues në Tiranë.

Sh. S., banues në Marqinet, Vorë, i dënuar më parë për vjedhje.

 

K., banues në Tiranë.

K., banues në Tiranë.

K., banues në Tiraneë.

D., banues në Tiranë.

  1. , banues në Vorë.

Xh. S., banues në Vorë.

 

P., banues në Vorë.

G., banues në Vorë.

D., banues në Tiranë

K., banues në Tiranë

  1. , banues në Vorë