Rama i bëri nder Erdoganit, media gjermane i kujton vendimin e vështirë. E rëndë ajo që po vjen

Memoriali qëndron që prej një muaji në Parkun e Madh të Tiranës, pranë Liqenit Artificial. Në një pllakë prej betoni, janë gdhendur emrat e 251 të rënëve që kontribuan në dështimin e grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 në Turqi, kundër qeverisë së Presidentit Erdogan.

Memoriali  veprim i pamatur, sipas Dojce Vele (DW)

Në këtë kontekst intelektualë dhe analistë të pavarur të Tiranës e shohin ngritjen e Memorialit si një veprim të nxituar për çështje të brendshme politike të Turqisë, një veprim të pamatur pragmatist në këmbim të rritjes së investimeve turke në Shqipëri.

Akademiku i njohur në Tiranë, Artan Fuga, në një postim në median sociale për këtë ҫështje shkruan se “Shqipëria merr pozicion politik për një çështje politike të brendshme në shtetin mik turk”.

Nën këtë këndvështrim zotërues, Memoriali nuk konsiderohet një zhvillim që mund të cënojë procesin e pakthyeshëm të orientimit perëndimor të Shqipërisë, ku  95% e qytetarëve janë pro hyrjes në BE dhe ku NATO ka filluar investimin prej 50 milionë dollarësh për të ngritur Bazën Ajrore të Kuҫovës, e para në Ballkanin Perëndimor. Por për BE dhe vendimin që do të marrë ajo në tetor për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë ky veprim është një sinjal për t’u patur në vëmendje.