Rama i dha ultimatum ‘nuk presim’, Basha bën lëvizjen e papritur, zbulohet me kë do takohet sot

Kreu i PD-së Lulzim Basha mbledh aleatët e opozitës jashtë-parlamentare në orën 17:00 në selinë blu.

Kjo është mbledhja e parë e opozitës së bashkuar pas vendimit të Këshillit të Evropës për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sakaq, paraditen e sotme nga selia blu lideri i demokrateve ne nje deklarate per mediat, i beri thirrje kryeministrit qe duke ndjekur shembullin e kreut te qeverise se Maqedonise Veriore Zoran Zaev te jape doreheqjen dhe procesi i integrimit te vendit te shkoje perpara nga nje qeveri e re legjitime, tha ai.

Ndersa kryeministri Rama ne nje reagim per mediat pas mbledhjes se kryesise se PS, tha se mazhoranca do e coje perpara Reformen Zgjedhore per ta miratuar ne Parlament brenda vitit dhe tha se kete do e beje me ata qe duan te marrin pjese ne kete proces, teksa shtoi se nje karrige eshte bosh per opoziten jashteparlamentare ne komisionin per kete reforme.