Rama i jep Tom Doshit 20 tendera për një ditë, oligarku Fusha merr edhe 6.4 miliardë lekë me një dorë; Babloku qeras klientët para zgjedhjeve

Zbulohen vjedhjet e fundit të Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut, bëjnë kërdinë me buxhetin e shtetit në bashkëpunim me oligarkët, Shkëlqim Fusha mbi 60 milionë euro tendera, Tom Doshi mbi 1.7 mijë tendera në shëndetësi, SPAK hesht para rrjetit mafioz që po përlan paratë e shqiptarëve



Tom Doshi, i futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  ka marrë brenda një dite 20 tendera në vartësi të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Duket e pabesueshme, por jo rastësisht qeveria e Edi Rama është klasifikuar në raportet ndërkombëtare si një ndër qeveritë më të korruptuara në botë.



Gjatë 7 viteve banda e Rilindjes ka vjedhur, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, rreth 7 miliardë euro ose gati sa dy buxhete vjetore, një shifër kjo shokuese në raport me buxhetin e shtetit. Megjithatë, me afrimin e zgjedhjeve, kreu i Rilindjes Edi Rama ka nisur të ‘rëndojë dorën’, duke qerasur me shuma edhe më të mëdha klientët e qeverisë, për t’i motivuar të hedhin një pjesë të parave për të mbledhur vota.



Kështu, vetëm gjatë një dite, konkretisht në datën 21 shtator 2020, Tom Doshi, përmes kompanisë së tij Aldosch farma, ka marrë 20 tendera për furnizimin me barna të spitaleve. Këtë kompani Toma e ka kaluar në emër të një personazhi anonim, sa për të qenë në rregull me letra. Kompania e Tomës ka shënuar edhe një rekord historik kombëtar, duke marrë rreth 1 700 tendera në sektorin e shëndetësisë gjatë pesë viteve të fundit. Tenderat i ka marrë me garë dhe pa garë, kryesisht me pazar paraprak dhe me miratimin e Bablokut.

Nga ana tjetër, klienti më i famshëm i Erion Veliaj dhe Edi Ramës, Shkëlqim Fusha ka marrë tenderin e radhës me vlerë 6.4 miliardë lekë, me objekt “Rivitalizimi i zonave me potencial te larte turistik në Rajonin 4 -Për rigjenerimin urban të shëtitores bregdetare qendrore dhe ballinës ujore të Vlorës”. Gjatë viteve të fundit, Edi Rama dhe Veliaj kanë ndarë me Fushën mbi 60 milionë euro para të shqiptarëve. Tashmë ndarja e parave publike me Fushën është diçka e zakonshme. Çudia qëndron tek heshtja e SPAK-ut përballë kërij rrjeti mafioz që përlan paratë e shqiptarëve, sidomos gjatë 7 viteve të fundit./Pamfleti