Rama i mahnitur: Këto pamje s’janë as në Zvicër as në Austri, po në Vermosh



Kryeministri Edi Rama këtë fundjavë ka publikuar disa pamje nga Vermoshi e thotë se nuk janë as në Zvicër as në Austri, po në Vermoshin ku nisma zhvillimore e projekti tanimë i përfunduar i Qendrës Turistike të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.



MIRËMËNGJES 😊



dhe me këto pamje që s’janë as në Zvicër as në Austri, po në Vermoshin ku nisma jonë zhvillimore e Rilindjes Rurale dhe e projektit tanimë të përfunduar të Qendrës Turistike të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ka nxitur investime e plane private që do ta kthejnë këtë mrekulli të natyrës së Malësisë së Madhe në një destinacion europian gjatë kësaj dekade, ju uroj një fundjavë të bukur😍

*** mësova se këtë perlë e kanë bërë duart e katër djemve punëtorë të zonës, dy sipërmarrës të talentuar e dy emigrantë të kthyer nga jashtë, të cilët mezi po pres t’i takoj e t’u përulem me admirim e respekt për shijen, cilësinë dhe shembullin fantastik të kësaj pune të mrekullueshme që është edhe një pasqyrë kuptimplotë për dembelët, qaramanët e kukuvajkat e Shqipërisë së klubeve politike, mediatike e internetike

Lexo edhe: