Rama i përgjigjet rëndë Metës: Është në fazën kur i bënte thirrje popullit të merrte…

Vetëm pak minuta pas reagimit të Ilir Metës, Kryeministri i është përgjigjur përmes rrjeteve sociale. Edi Rama shkruan me ironi se reagimi i Presidentit ngjan me deklaratat e Monika Kryemadhit.

Rama nga ana tjetër i kujton Metës një deklaratë të vitit 1997, kur i kërkonte popullit të merrte armët.

POSTIMI I PLOTË

Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passëordin e faqes zyrtare ose pastaj eshte ne ate fazen kur i ben thirrje popullit per te marre armet, ngaqe s’di si te dale nga gropa qe i hap vetes! I çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani.