Rama i prerë për zgjedhjet, ish-ministri i bën atë që s’e priste dhe e nxjerr zbuluar

Rama thotë se zgjedhjet e 2019 do të zhvillohen.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratës së bërë sot nga Edi Rama ku tha se nuk ka asnjë hapësirë për negociata me opozitën, pasi ai si drejtues i mazhorancës nuk mund të shkel Kushtetutën.

Manjani i kujton kreut të qeverisë se në vitin 2007, ishte Edi Rama ai që si drejtues i opozitës detyroi qeverinë dhe ndërkombëtarët të pranonin shtyrjen e zgjedhjeve përtej afatit kushtetues.

;S’ka mundësi Kushtetuese?! Ou?! Po në 2007-ën, kur Ai nuk hynte në zgjedhje, si u gjet rruga Kushtetuese që u shtynë zgjedhjet?!’,- shkruan Manjani.

Në vitin 2007 zgjedhjet vendore të dekretuara nga Presidentit u shtyn me kërkesën e opozitës, vetëm sepse Partia Socialiste nuk pranonte të hynte në zgjedhje, për shkak të pretendimeve për certifikatat që lëshonin zyrat e gjendjes civile.