Rama i trembet kritikave të ish-ministri. Veprimi i papritur që bëri gjatë fjalës së tij…

Fatmir Xhafaj duket se nuk e ka harruar ende largimin me ceremoni nga ministria e Brendshme. Ndërsa ish-ministri po kritikonte vetingun në polici, kreu i qeverisë Edi Rama pavarësisht se gjendej nën trysninë e protestës së opozitës e ka transmetuar gjithçka live në ertv.

Të gjithë deputetët me radhë patën ‘’luksin’’ që të ishin pjesë e kameras qeveritare, përveç ish-ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në momentin kur ai mori fjalën dhe hodhi kritika në drejtim të procesit të Vetingut, kamera e Ertv shkoi në ministrinë e Drejtësisë, ku Etilda Gjonaj dha një koferencë së bashku me kolegun e saj hollandez.

Xhafaj dhe Rama janë përfolur vazhdimisht për përplasjen mes tyre, dhe detaji i sotëm duket se përforcon zërat se largimi i ish-ministrit nuk ishte dhe aq paqësor.

Fotot e shkeputura nga dy aktivitetet:

Gjatë diskutimeve në Kuvend për Projektligjin për disa ndryshimet në vlerësimin të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Çështjeve të Brendshme, Xhafaj ka kundërshtuar episode të rëndësishme të këtij projektligji.

Siç parashikojnë ndryshimet në Vetingun në Polici, verifikimi do të bëhet nga SHÇBA, e cilësuar nga Xhafaj si proces i pagarantuar.“SHÇBA nuk ka kapacitetet për të kryer kete proces, nuk garanton pavarësinë“, u shpreh Xhafaj. Ish ministri ka deklaruar gjithashtu se Vettingu duhet të trajtohet me kujdes pasi është një proces vlerësimi për të gjithë punonjësit e policisë së shtetit që rrezikojnë jetën për sigurinë e qytetarëve. “Një gjë është pozitive. Me ndryshimet nuk preken kriteret“, tha Xhafaj në fjalën e tij në Kuvend.