Rama k.ërcënon opozitën: Sa rrëzuan Enverin, aq do më rrëzojnë edhe mua

Edi Rama po zhvillon fushatën elektorale ditën e sotme në Gramsh.

Ai i është drejtuar me ironi Partisë Demokratike se i vjen keq që lanë parlamentin, ndësa për LSI nuk i vjen keq pasi si hynë dolën.

Rama më tej ka shtuar se po mundohen ta rrëzojnë si dikur kur dilnin me fotograf për Enver Hoxhën por nuk do t’ia dalin.

‘Më vjen keq për ata të Partisë Demokratike, më vjen keq jo për ata të LSI se ata si hynë dolën. Po më vjen keq për Partinë Demokratike se i nxorri Luli se i tha hajde se do i rrëzojmë me protesta, me himne, hajde këtu hajde atje. Tani ngelën s’kanë ça bëjnë do lënë zyrat. Më vjen keq se dikur dilni me foton e Enverit për të ndaluar Enverin, ashtu edhe këeta sot. Po aq sa rrëzuan Enverin, aq do rrëzojnë edhe mua’, tha Rama.