Rama kërcënon Metën: Nuk ke të drejtë të rrish më në atë zyrë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nga Burreli largimin e Presidentit Ilir Meta, për të cilin tha se nga dje e ka shkruar vetëfatin e tij dhe se e ka humbur të drejtën të qëndrojë më në atë zyrë.

“Ka shumë më tepër njerëz se ç’dalin në bulevard që duan që kjo qeveri të ikë një orë e më parë, por ama shumica e atyre njerëzve që kanë të gjithë të drejtat e tyre të mendojnë ndryshe nuk janë budallenj dhe nuk mund t’i tërheqë kush prej hunde. Qeverinë nuk e rrëzon asgjë përveç votës së popullit por dëmton ekonominë e secilit.

Dje papritur për shumëkënd por krejtësisht sipas parashikimeve tona dhe tëm ia, u shfaq shpëtimtar i atyre që kishin mbetur atje në rrugë, as më shumë e as më pak por Pres i republikës duke paralajmëruar një akt që politikisht është vetëvrasje, ligjërisht është nul, nuk ekziston dhe moralisht është turp si s’ka më turp.

Dhe mos u çudisni nëse ju them se nga fronti i shpëtimtarit të opozitës skemi aprë gjë akoma. nuk është çmenduria e fundit do ketë edhe të tjera por ama një gjë është e sigurt. Do apo s’do Saliu, do apo sdo Iliri, do apo sdo Lulzimi, do apo sdo filaxhani zgjedhjet do mbahen më 30 qershor.

Kushtetuta e Republikës nuk është filaxhan që rroturllohet, zgjedhjet nuk janë lloj i kafes turke që e kthe përmbys bashkë me filxhanin. Fatin e tyre politikanët e shkruajnë vetë. Dje Ilir Meta ka shkruar fatin e tij, si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë.
Të gjitha ata që udhëheqin lëvizjen Rama ik, do ikin një nga një vetë”.