Rama kthehet nga Italia, tregon se atje shkoi të pastronte…

Kryeministri Edi Rama ka dhënë 4 intervista brenda një dite në televizione dhe gazeta italiane, ku ka folur për krizën politike në Shqipëri. Rama në Twitter, pas përfundimit të 24 orëve në Itali, shkruan se ishte i detyruar të jepte intervista në shtetin fqinj për të pastruar imazhin e Shqipërisë, pasi opozita e ka ndotur me veprimet e saj.

“Për Tiranë pas 24h në Romë, tv më tv e gazetë më gazetë, për të pastruar sa mundej baltën e ziftin që lidershipi qorr i opozitës sonë, i hodhi ndërkombëtarisht Shqipërisë! Ata nxisin dhunë për hesapin e tyre krejt vetjak, po faturën e paguan vendi dhe ekonomia”, shkruan Rama.