Rama mbyll të dielën, ndalon faljen e Fitër Bajramit



Pasi deklaroi se nuk do të ketë asnjë masë, përveç fashës orare deri në orën 21:00, Edi Rama ka ndërruar mendje sërish.



Ka vendosur që të mbyllë fundjavën. ‘Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara. Ta kaloni sa më qetë’, shkruan Rama në fermanin e tij të publikuar në Facebook.



Sipas Ramës, dita e dielë, që është edhe dita e Fitër Bajramit do të jetë e mbyllur dhe nuk do të lejohet falja në xhami, siç edhe ka ndodhur gjithmonë.