Rama mori go.ditjen e rëndë, me 19 gusht në Shkodër ka surpriza, zbulohen skenarët

Lenia e mandatit ende pa e marre e Valdrin Pjetrit e ka futur ne nje krize me te thelle politiken shqiptare dhe vete partine socialiste e Edi Ramen. Tashme atyre ju duhet me emergjence nje kandidat i ri per bashkine, i pa inkriminuar por edhe qe te pranohet nga anetaresia.

Se dyti i duhet te “luftoje” largimin e Voltana Ademit nga zyra qe kete here do ta kete shume te veshtire pasi ligji ka jo pak ngerçe ne kete mes. Burime per Shkodranews thone se dy jane zgjidhjet e propozuara.

Kandidati provizor qe largon Ademin te jete kryetari i ri i Qarkut qe do te dale pas betimit te keshillit te ri bashkiak.

Varianti i dyte eshte nje nga nenkryetaret aktual te bashkise qe ne loje jane Emilia Koliqi, Arben Gjuraj ose Bardh Sheqi, ketu varet kush do te pranoje nga emrat besnik te Ademit. Loja behet me kritike kur socialistet nuk kane paqe mes tyre dhe Pjetri iku duke u dorehequr.

Kjo qe ndodhi padiskutim eshte nje goditje e rende per Ramen, ne Shkodren qe ai deshi aq shume dhe enderroi ta marre dhe kur e realizoi i plasi ne duar. Sesa do te reflektoje pas kesaj mbetet per tu pare. Ndryshimi dhe levizja e pare nis nga 19 gushti kur do te betohet keshilli i ri bashkiak por pa kryetarin e ri te bashkise./ShkodraNews