Rama ndan 10 miliardë të ish-të përndjekurve me Vilma Nushin dhe Tom Doshin



Aferat dhe skandalet financiare të qeverisë së Edi Ramës nuk kanë të sosur. Gjatë tetë viteve të fundit, nuk ka kaluar javë pa një aferë korruptive, ku në çdo rast ndahen paratë dhe pasuritë publike me grupin e klientëve që rrethojnë qeverinë.



Të gjitha raportet ndërkombëtare, sondazhet, denoncimet, raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, investigimet etj., tregojnë se Edi Rama e ka çuar korrupsionin në Shqipëri në nivelet të panjohura kurrë më parë, saqë Departamenti Amerikan i Shtetit, në një raport të fundit ka dhënë alarmin se korrupsioni qeveritar tashmë është rreziku numër një për kombin shqiptar. Sot po publikojmë për herë të parë një tjetër aferë, ky të përfshirë janë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, shefi i saj Edi Rama dhe përfituesit në këtë rast Vilma Nushi e koncesionit korruptiv koncesioni i Check-up, si dhe njeriu i listës së zezë së amerikanëve, Tom Doshi, i cili ka marrë mbi 1 700 tendera në shëndetësi.



Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu kanë marrë 10 miliardë lekë nga fondi i ish të përndjekurve politikë në vitin 2018, për të paguar Vilma Nushin dhe Tom Doshin. Afera është zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili në një raport voluminoz për vjedhjet në shëndetësi, thekson se “Edhe pse në buxhetin fillestar të vitit 2018, për programin buxhetor “Rehabilitimi i të përndjekurve politikë”, janë akorduar 2.051,300 mijë lekë, këto fonde janë tkurrur në vlerën 1,046.8 milion lekë, ose 49% më pak sipas aktit normativ të dalë. Institucioni nuk disponon të dhëna të sakta mbi numrin e të përndjekurve të dëmshpërblyer, ecurinë, vlerën e mbetur për tu likuiduar. MSHMS paraqitet vetëm në rol ekzekutues të pagesave të përcjella të gatshme nga MFE ndërkohë që ky program është në fushën e përgjegjësisë shtetërore së saj”.

Nga ana tjetër, Edi Rama i ka dhënë Vila Nushit në mënyrë korruptive 8.5 milionë euro, po aq sa shuma e parave që u ka hequr ish të përndjekurve politikë. Manastrirliu, me urdhër të Bablokut, i ka dhënë para publike Vilma Nushit në mënyrë të paligjshme, pasi Vilma nuk e ka zbatuar kontratën, duke mos arritur numrin minimal të kontrollove mjekësore. Afera është e pastër dhe duket e çuditshme se pse SPAK nuk e ka marrë ende të pandehur Manastirliun.

Nga ana tjetër, 1 700 tenderat e Tom Doshit, Rama dhe Manastirliu u kanë hequr paratë të përndjekurve gjatë viteve të tjera. Gjatë tetë viteve në pushtet, Edi Rama ka rritur edhe borxhin publik mbi 80 %, për të financuar aferat qeveritare. Fatkeqësia e shqiptarëve është se ata që duan të vijnë në pushtet pas 25 prillit, janë po aq të korruptuar sa edhe Edi Rama./Pamfleti