Rama në “panik”, studentët marrin vendimin e papritur ditën e sotme

Studentët me sa duket kanë vendosur të rikthehen në rrugë.

Këshillat Studentorë të Universiteteve në Shqipëri kanë deklaruar se do të nisin sërish valën e protestave, teksa kanë deklaruar se qeveria nuk i ka plotësuar kërkesat e bëra dhe të premtuara.

Sipas Këshillave Studentorë, qeveria ka punuar me paktin, por mbi 90% e kërkesave ose nuk janë plotësuar ose janë deformuar dhe plotësuar pak.

Ata kërkojnë edhe njëherë rrëzimin e menjëhershëm të Ligjit të Arsmit të Lartë dhe marrjen me seriozitet të plotësimit e të gjithë kërkesave.

Këshillat Studentorë paralajmërojnë protesta të tjera nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, ndërkohë që kërkojnë takim urgjent me ministren e Arsimit, Besa Shahinin.