Rama në Shkodër të shtunën, qyteti bëhet gati për shtet-rrethim!

Pas Lulzim Bashes, vetem 2 dite me pas ne Shkoder pritet te mberrije kryeministri Edi Rama. Ai ka lajmeruar te shtunen ne oren 11.00 ne nje nga hotelet ne qender te qytetit mbajtjen e asamblese se PS. Krah tij do te jene edhe ministri i brendshem Sander Lleshaj dhe ministrja e re Shahini. Por ajo qe eshte surprizuese eshte fakti se te shtunen Shkodra pritet te jete ne shtetrrethim.

Burime te sigurta per Shkodranews kane bere me dije se Rama ka kerkuar qe te shtunen forca te shumta policie dhe FNSH te rrethojne perimetrin e zones ku do te mbahet asambleja, si te dhe bllokohen te gjitha aktivitetet perreth zones. Ai pritet te mberrije nen masa te rrepta sigurie ne metropolin verior kjo edhe per shkak se opozita ka ne skenar mbajtjen e nje proteste. Nga radhet e PD Shkoder burime per shkodranews bejne me dije se Rama do te pritet me proteste ne qender te qytetit si dhe do te tentohet bllokimi i hyrjes se tij ne qytet tek ura e Bahçallekut. Per kete do te jene te angazhuar jo vetem anetaret e forumit rinor dhe kryesia e selise blu por do te ftohen edhe qytetare te shumte.

Nuk perjashtohet mundesia qe kryeministri per shkak te ketij angazhimi te opozites, te sjelle ne Shkoder edhe nje grup special te policise qe te garantojne perimetrin e sigurise gjate te gjithe qendrimit te tij. Nga te njejtat burime saktesohet se axhenda politike do te kete perveç asamblese edhe surpriza qe lidhen me degen lokale qe nga emerimet apo shkarkimet e disa drejtuesve lokal, e deri tek prezantimi i kandidatit per kryetar bashkie.

Pritet qe te premten ne mbremje ne Shkoder nderkohe garda me forcat e saj te nise rrethimin e zones dhe vendosjen e monitorimit per çdo levizje te mundshme. Ky eshte nje test i forte qe kryeministri Edi Rama vendos te beje ne qytetin e Shkodres pas vizites se liderit te opozites ku edhe ai ndryshoi axhenden e takimeve te parashikuara per kete te enjte./ShkodraNews