Rama nga Skrapari i kujton Metës kohët kur i mësonte rafting, mesazhi b.ombë për Berishën

Zgjodhi Skraparin, të bënte ironi me Presidentin Ilir Meta, ish kryetari i LSI dhe ish bashkëdrejtuesi i qeverisë në koalicion.

Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi kandidatin socialist atje, për administratat e bashkive që qeverisjen nga PD e LSI u tregoi se çfarë do të ndodhë pas 30 Qershorit.

MESAZHI PER BERISHEN

Nuk i mungoi mesazhi për ata që do të tentojnë të pengojnë zgjedhjet duke e lidhur këtë me Sali Berishën.

“Jo vetëm personalisht por edhe familjarisht do të humbasin të drejtën për të shkelur në SHBA dhe kjo do të fillojë nga këta kryesorët që bëjnë thirrje për dhunë, bëjnë thirrje për përmbysje, bëjnë thirrje për vullnetin e sovranit që do çojë në fund revolucionin e tyre imagjinar dhe kush nuk e beson këtë le t’i bëjë një telefon plakut (Berishës) dhe ta pyes. Edhe pastaj le ta dëgjojë plakun, por nëse plaku thotë jo, më pyesni mua se ju sqaroj unë edhe për plakun”, tha Rama.

KOHET E RAFTING ME METEN

Ish aleatit Ilir Meta sot president, kryeministri i kujtoi kohët e paqta të aleancës qeverisëse ku kishte kohë edhe për Rafting.

“Falenderoj shumë Ilirin që mi ka treguar kanionet kur bëmë rafting bashkë, por tani e kam mësuar sesi bëhet rafting kështu që e bëj edhe pa shoqërues”, tha kryeministri.

REAGIMI I SILVA CAKA

Ndërkohë, ish deputetja e LSI, Silva Caka, ka reaguar dhe shprehet se çdo investim që është kryer në Skrapar është meritë personale e Ilir Metës.

“Mbaro shpejt aty, merr deputetin tënd intrigant dhe kandidatin lavjerrës që ke çuar në Skrapar dhe ikni nga sytë këmbët. Nuk ke qenë dhe nuk do jesh kurrë njeri që frymëzon skrapalinjtë e as nuk do të të konsiderojnë kurrë lider! Për ta je veçse një fundërrinë!”, shprehet Caka mes të tjerash.

Komenti i plotë:

Uaaaaa Edi Rama paska folur për rrugën Çorovodë-Përmet!?!?

Ka 2 vite ajo rrugë, që kur ky i paaftë ka tepsinë i vetëm, që është ndërprerë e në të nuk kryhet asnjë punim; punimet e vetme që janë kryer janë meritë personale e Ilir Metës, ashtu si çdo investim i shkuar deri më sot në Skrapar!

Të ishte për ty Edi Rama, banorët e Skraparit do ishin ende pa rroga e pa bukë në shtëpi; fëmijët e atij qyteti ende nuk do t’i merrnin shërbimet në kopshte e çerdhe, sepse ti, bashkë me deputetin tënd intrigant e me Ministren tënde të paaftë, ua hoqët këtë të drejtë!

Hipokrizia jote nuk ka fund e skrapalinjtë e dinë mirë!

Mbaro shpejt aty, merr deputetin tënd intrigant dhe kandidatin lavjerrës që ke çuar në Skrapar dhe ikni nga sytë këmbët. Nuk ke qenë dhe nuk do jesh kurrë njeri që frymëzon skrapalinjtë e as nuk do të të konsiderojnë kurrë lider! Për ta je veçse një fundërrinë!