Rama p.las b.ombën: Më vjen keq që në 2020-n të ketë ambasadorë që hyjnë e dalin në… Nuk ndodh mrekullia duke menduar se…

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar qartë se reforma zgjedhore do të miratohet në parlament pas ndryshimeve mbi bazën e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it pasi ky sipas shefit të qeverisë është edhe sugjerim i Bundestagut.

Sa i përket reformës unë i kam thënë ato që kam pasur për të thënë është shumë e thjeshtë ka një sugjerim të kthyer në kërkesë nga Bundestgu që është përfshirë pastaj në dokumentin e këshillit për një reformë zgedhore mbi bazën e rekomandimeve të OSBE-ODIHR që do votohet në parlament“.

Teksa ka komentuar edhe përfshirjen e trupit diplomatik në vend për të nxitur palët drejt një konsensusi për këtë proces, Rama tha se i vjen keq që në Shqipërinë e vitit 2020 duhet të ketë ende ambasadorë që hyjnë e dalin në seli partish për të shtyrë përpara dialogun që ai tha se partitë politike duhet ta kishin gjetur vetë për reformën zgjedhore.

Duke qenë se në këtë proces për të ndihmuar janë përfshirë edhe partnerë e miq të Shqipërisë s’dua të bëj komente përpara se sa të flasin dëshmitarët.

Nga ana jonë besojmë që produkti është aty i plotëson të gjitha kushtet mbi bazën e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, në një proces kuptohet që palët kërkojnë gjithcka, ka palë qe mendojnë se ne ligjin e reformës ne fitojmë zgjedhjet, s’është e vërtetë.

Zgjedhjet fitohen me votën e popullit.

Apo mendojnë se ky sistem apo ai sistem bën ato që ata imagjinojnë se bën mrekullira, s’është e vëretë është thjesht respekti, e garantim i standarte, kjo na intereson, kemi unuar, kontribuuar e kemi bërë detyrën tonë por s’dua të merremi me fjalë.

Më vjen keq që në Shqipërinë e vitit 2020 të ketë ambasadorë që hyjnë e dalin në seli partish për të bërë marrëveshje apo diksutim për interesin e përbashkët sic është diskutimi për rregullat e lojës, duhet prej kohësh ta kishim bërë vetë këtë por duke qenë se palët e tjera kanë nevojë për këtë element edhe për garanci, nuk ka poblem ,jam mirënjohës miqve që janë përpjekur të na ndihmiojnë duke lehtësuar procesin e komunikimit, por skam koment sot për këtë se mendoj që ka akoma të tjerë që duhet të flasin“.