Rama pa kredibilitet, Banka Botërore frikë nga vjedhja e financimeve të saj. Refuzon Ballukun

Duke qënë se Rama është bërë “gogol” me vjedhjet e tij përmes koncesioneve me PPP-të, apo me variantet e moderuara të tenderave pa konkurrencë që prezantojnë PPP-të e fshehura, thjeshtë e vetëm për të “dorovitur” oligarkët klientë të tij, pas FMN është Banka Botërore ajo që ngurron të financojë projekte.

Sinjalin e ka dhënë në mënyrë konkrete teksa është refuzuar ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, për financimin e ngritjes së një qendre kontrolli që do të menaxhojë sigurinë rrugore. Kanë kërkuar një raport të detajuar për këtë propjekt, duke këmbëngulur që do të jepet “ok” vetëm kur të binden se do të ketë një prokurim të drejtë dhe me konkurrencë të fortë, i cili do të menaxhohet nga vetë ata. Ekspertë kanë shfaqur skepticizësm për shkak të “namit” të keq që ka Rama si abuzues.

Kryeministri Edi Rama vijon të jetë një partner i pabesueshëm për organizmat financare ndërkombëtarë të cilët financojnë projektet e mëdha në Shqipëri.

Duke qënë se Rama është bërë “gogol” me vjedhjet e tij përmes koncesioneve me PPP-të, apo me variantet e moderuara të tenderave pa konkurrencë që prezantojnë PPP-të e fshehura, thjeshtë e vetëm për të “dorovitur” oligarkët klientë të tij, pas FMN është Banka Botërore ajo që ngurron të financojë projekte.

Dhe sinjalin e ka dhënë në mënyrë konkrete teksa është refuzuar ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, për financimin e ngritjes së një qendre kontrolli që do të menaxhojë sigurinë rrugore.

Përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore kanë kërkuar një raport të detajuar për këtë propjekt, duke këmbëngulur që do të jepet “ok” vetëm kur të binden se do të ketë një prokurim të drejtë dhe me konkurrencë të fortë, i cili do të menaxhohet nga vetë ata.

Ministrja Belinda Balluku gjatë një vizite zyrtare në selinë e Bankës Botërore në Uashington ka zhvilluar takime intensive me drejtorët sektorial të BB, për projektet e rëndësishme në vazhdim si “Recovery plan in power sector” dhe ai i menaxhimit të ujërave.

Sipas njoftimit zyrtar, në takimet me drejtuesit të lartë të BB është vlerësuar ecuria e deritanishme e projekteve të përbashkëta midis Qeverisë Shqiptare e Bankës Boterore si dhe janë diskutuar disa projekte të reja, për të cilat paraqesin interes për zhvillimin ekonomik të vendit.

Vend kryesor në axhendën e takimeve të ministres Balluku ka pa pasur prezantimi i projektit më të ri që u kërkua të mbështetet nga Banka Botërore, “Trafic Management Center”, i cili është hartuar në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit.

Projekti parashikon ngritjen e një qendre kontrolli, e cila do të menaxhojë aspektin e sigurisë rrugore, por edhe kapacitetet përpunuese të trafikut në të gjithë rrjetin e aksit rrugor shqiptar.

Ky projekt parashikon gjithashtu krijimin e vizibilitetit përmes kamerave CCTV, në çdo kënd të akseve rrugore.

Po ashtu parashikohet ngritja e një sistemi komunikimi përmes radios, e cila prevalon në rast njoftimesh për aksidente apo njoftime të tjera të rëndësishme dhe ndërhyn me prioritet në radiot e drejtuesve të automjeteve.

Balluku prezantoi këtë projekt, gjatë takimit të saj me znj. Karla Gonzales, drejtuese për Transportin në Bankën Botërore. Takime të tjera të rëndësishme ishin ato me z.David Michaud, Drejtor për projektet e ujit, për Europën dhe Azinë qendrore dhe z.Sameer Shukla, Menaxher i Praktikave globale të energjisë dhe burimeve natyrore, për Europën dhe Azinë Qendrore.

Pavarësisht interesit të treguar nga ana e ekspertëve të Bankës Botërore, ata kanë shfaqur skepticizmin e tyre në lidhje me fatin që do të ketë financimi për projektin e menaxhimit të sigurisë rrugore dhe projekte të tjera, për shkak të “namit” të keq që ka Rama si abuzues./Pamfleti