Rama përgatit një “21 Janar” të dytë?! Porosia e fundit për Sandër Lleshajn

Kryeministri Edi Rama duket se është zbythur me lezet nga protesta e 16 shkrutit. Ai ndërsa vetë do të shkojë në Vlorë, të gjithë përgjegjësinë se çfarë do të ndodhë në Tiranë ia ka lënë Sandër Lleshajt. Kështu ka lënë të kuptohet në programin “Real Story”, u tha se: “Është përgjegjësi e policisë, nuk më takon mua. Mua nuk më bëjnë asnjë presion këto lloj kërcënimesh, deklaratash e protestash. Ka një ligj dhe policia duhet të zbatojë ligjin, nëse do të ketë dhunë në protestë”.

Duket qartë që Rama i ka kërkuar Lleshajt të kontrollojë gjithçka që do të ndodhë në bulevard. Dhe për një skenar të mundshëm të 21 janarit, Rama thotë : Më 21 janar është provokuar turma e protestuesve pa filluar mirë protesta, e gjitha është bërë nga ata që sot janë në opozitë, dhe që s’do të jenë kurrë shumicë.