Rama poston fotot me kryeministrat e PSE, shihet pranë Zaev, rrëfen çfarë u diskutua për negociatat

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka postuar një foto në rrjetin social “Facebook” nga takimi me kryeministrat europianë të Partive Socialiste si dhe komisionerët europianë socialistë.

Në takim ka marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Rama shkruan se një vendim pozitiv për dy vendet është me rëndësi edhe për BE-vë, jo vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“#PESLeadersMeeting
#KëshilliEuropian 🇪🇺
Së bashku me Kryeministrin Zayev në takimin e kryeministrave europianë të PSE dhe komisionerëve europianë të familjes sonë politike në BE, ku diskutuam për rëndësinë që ka për Bashkimin Europian, e jo vetëm për Shqipërinë e për Maqedoninë e Veriut, një vendimmarrje pozitive në Këshillin Europian🤝”