Rama pritet të vizitojë nesër Shkodrën, PD bën paralajmërimin e fortë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar që bashkë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe atë të Arsimit Besa Shahini, të zhvillojnë një takim në Shkodër.

Takimi është planifikuar të mbahet ditën e shtunë në orën 11:00 në sallën e konferencave në “Hotel Colosseo”, por ky btakim nuk është mirëpritur me sa duket nga demokratët e Shkodrës ku përmes një deklarate ata kanë njoftuar se Kryeministri nuk është i mirëpritur në këtë qytet.

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos shkojë nesër në këtë qytet pasi nuk është i mirëpritur. Sipas PD, Rama gjatë gjithë këtyre viteve vetëm sa ka punuar kundër Shkodrës.

Nëse Rama do ta zhvillojë vizitën e planifikuar për nesër në Shkodër, dega e PD-së në këtë qytet njofton se do të pritet me protesta.

Lexo edhe: