Rama shkarkoi Valdrin Pjetrin, reagimi urgjent i Gazmend Bardhit, bën deklaratën e fortë

Pas deklarates se kryeministrit Edi Rama ka reaguar edhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Përmes një reagimi në Facebook, Bardhi shprehet se, ashtu si me Elvis Roshin, Arben Ndokën e Mark Frrokun, Rama po përsërit një film që shqiptarët tashmë e kanë parë.

“Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet.

Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie.

Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi!

Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki”, shkruan Bardhi në reagimin e tij