Rama shkon në Beograd, tallen keq mediat serbe, kanë edhe një urim thumbues

Kryeministri, Edi Rama ka mbërritur mbrëmjen e stome në Beograd, për të marrë pjesë ditën e nesërme në nënshkrimin e marrëveshjes së ashtuquajtur “Shengeni Ballkanik”, marrëveshje trepalëshe mes tij, Vuçiç dhe Zaev.

Marrëveshja që do të nënshkruhet në Novi Sad, është një marrëveshje bashkëpunimi për heqjen e barrierave për bizneset dhe lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe shërbimeve.

Por gjatë mbërritjes në Serbi, Rama ka tërhequr vëmendjen e mediave me stilin e tij të veshjes. Stil që mediat serbe, e ironizuan duke theksuar që veshja e tij të mos jetë e njëjtë me vendimet politike.