Rama shpik ligjin e “tjetërsimit” për t’ju dhuruar prona oligarkëve klientë të tij, skenar për vjedhje masive

Kryeministri Edi Rama për të kanaqur oligarkët klientë të tij në këtë prag zgjedhjesh vendore, po përdor të gjitha mënyrat.

Pas “dorovitjes” me koncesione miliona euroshe përmes PPP-ve, një ndër elementët që ka vënë në funksionim tashmë Rama në favor të oligarkëve, është dhe falja e pronave.

Dhe për t’ua dorëzuar “badihava” këto prona, kreu i qeverisë nuk ka lënë term pa shpikur.

Parlamenti Europian e vendosi kohë më parë me shpatulla pas murit per çështjen e pronave, duke i bërë të ditur se ka ardhur koha që në Shqipëri të marrë fund zgjidhja e këtij problemi.

Por mazhoranca, qeveria dhe kryeministri Edi Rama nuk zënë mend, ndërkohë që vazhdojnë të dërgojnë në Kuvend ndryshime ligjore që janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën.

Skandali i radhës është ndryshimi ligjor që shton në ligjin për pronat e vitit 2015 një formë antikushtetuese të kalimit të pronësisë, “tjetërsimin”.

Ky term nuk parashihet në Kushtetutën e Shqipërisë, e cila e ka të përcaktuar qartë dhe si duhet se si fitohet një pronë private: Përmes dhurimit, trashëgimisë apo dhe blerjes.

Kjo shpikje ekstra kushtetuese e Edi Ramës dhe mazhorancës që e mbështet ka vetëm një synim, ligjërimin e dhurimit të pronës nga ajo shtetërore tek oligarku.

Një shpikje në kundërshtim edhe me rregullat e Bashkimit Europian dhe Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Ky është ndryshimi i pestë në radhë me një paketë ligjore antikushtetuese që nuk duket se është shkruar më zyrat e shtetit, por në rezidencat e biznesit që do përfitojë.

Së bashku me Koorporatën e Investimeve që mbledh të gjitha pronat në bregdet në dorën e njerëzve të besuar të Ramës, ky është një ligj që bën të mundur anashkalimin e Parlamentit dhe Këshillat Bashkiakë, sa herë kanë nevojë të zaptojnë një pronë.

Arroganca e Ramës ka arritur në atë nivel sa që nuk ka më frikë nga asgjë, ndërsa korrupsioni me ligj bëhet ditën për diell dhe votohet nga parlamenti njëngjyrësh.

Ky ndryshim ligjor e ngre në një nivel tepër të lartë korrupsionin e ngritur në sistem./Pamfleti