Rama: Sot kemi hyrë në zonën e zj.arrit. Jam i detyruar t’ju tregoj këtë video rrëqethëse



Kryeministri Edi Rama bërë një postim në Facebook, pas publikimit të 27 rasteve të reja me koronavirus në vend. Rama shkruan se sot kemi hyrë në zonën e zj.arrit dhe duhet bërë shumë kujdes.



Më pas kreu i qeverisë ka ndarë dhe një video nga Irani ku për shkak të numrit të lartë të viktimave të Covid-19, po gërmohen varre me një shpejtësi të pazakontë. Rama shkruan se ishte i detyruar ta nxirrte videon sepse dhe ne do të bënim një gjë të tillë, nëse nuk do të kishim marrë masa.



Postimi i Ramës:

*kujdes, mbani fëmijët larg nga videoja bashkëngjitur

SOT KEMI 27 POZITIVË! KEMI HYRË NË ZONËN E ZJARRIT, KU ARMIKU PO SYNON TË NA MARRË MË SHUMË JETË, PASI REZISTENCA JONË DERI TANI E KA NDALUAR TË BËJË KËRDINË DUKE NA SHKATËRRUAR BARRIKADËN BLUZAVE TË BARDHA!

SOT JU BËJ NJË THIRRJE TË FORTË TË MOTIVOJMË TË GJITHA FORCAT SHPIRTËRORE DHE MENDORE BRENDA NESH, PËR TË USHQYER REZISTENCËN, DUKE MOS HARXHUAR ENERGJI PËR ASGJË TJETËR!

SOT JU LUTEM ME TË GJITHË FORCËN TA VENDOSNI SI KRYEFJALË TË ÇDO DITE NË VIJIM MOTON JETIKE TË LUFTËS SONË: EKONOMIA BIE DHE NGRIHET PRAPË, TË VD.EKURIT NUK RINGJALLEN MË!

SOT ASGJË NUK VLEN MË SHUMË SE JETA DHE MBROJTJA E JETËS ËSHTË QËLLIMI, NE JEMI MJETI PËR REALIZIMIN E KËTIJ QËLLIMI NJERËZOR, QYTETAR, KOMBËTAR!

SOT, KUR SHUMË PREJ JUSH KANË FILLUAR TË MENDOJNË SHUMË GABIMISHT SE E KEQJA TANIMË S’ËSHTË RREZIKU I VDEKJEVE MASIVE, PO MBYLLJA NË SHTËPI HALLET EKONOMIKE, JAM I DETYRUAR T’JU JAP KËTË VIDEO RRËQETHËSE QË TA SHIKONI SI DO KISHIM PËRFUNDUAR, PO TË MOS ISHIM FUTUR MË SHPEJT SE TË TJERËT NË MBROJTJE, POR EDHE SE SI, MOS E DHËNTË ZOTI, MUND TË PËRFUNDOJMË NËSE PËR MUSTAQET E ÇELOS HAPIM JO SHUMË, PO PAK VRIMA NË BARRIKADAT TONA!

SHIKONI VIDEON KETU

Lexo edhe: